KQZ-ja: Përfundon numërimi i votave për deputetë në Han të Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug

14 shkurt 2025 | 12:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunën e Hanit të Elezit, Shtërpcës, Parteshit dhe Ranillugut.

KQZ-ja ka bërë me dje se deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime.

“Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug”.

“Në përgjithësi, nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontingjenti italian dhe çek i njësisë së specializuar shumëkombëshe i…