KQZ-ja pezullon dy parti
28 maj 2020
| 14:34
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar dy subjekte politike në vend për shkak se nuk kanë azhurnuar të dhënat vjetore.
Bëhet fjalë për partitë politike Lëvizja për Drejtësi (LD) dhe Partinë e Pavarur Liberale (SLS).
KQZ-ja, duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për regjistrimin dhe veprimin e partive politike u ka dhënë afat prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore.
Nëse brenda afatit të paraparë nuk dorëzohen ndryshimet e kërkuara, hapi i radhës i KQZ-së është çregjistrimi i këtyre partive politike, raporton “Ksp”.
Këto parti politike kanë afat 24 orësh për të parashtruar ankesën e tyre eventuale në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).