KQZ-ja pranon mbi 2 mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora

07 tetor 2021 | 15:26

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj, ka bërë me dije që janë pranuar mbi 2 300 pako me fletëvotime nga diaspora.

Këto komente Ahmeti i ka bërë të enjten në mbledhje e radhës të KQZ-së, ku ndër të tjera janë diskutuar pika të ndryshme të rendit të ditës.

“Periudha e votimit jashtë Kosovës, periudhë e cila ka filluar më 15 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor. Pra, deri me datën 5 tetor KQZ-ja ka pranuar mbi 2 300 pako nga jashtë. Pakot janë tërhequr nën përcjelljen e policisë nga qendrat tranzitore të Kosovës. KQZ-ja do të bëjë me pranimin e këtyre pakove me fletëvotime deri me 15 tetor. Sipas të dhënave preliminare, deri tani janë regjistruar 3 200 votues si votues me nevoja të veçanta”,  ka thënë Ahmetaj, duke bërë me dije se shtypja e listave përfundimtare të votuesve janë përfunduar.

“Kanë arritur fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe kandidatëve për asamble dhe printimi është bërë në Slloveni. Tubimet e partive politike janë mbajtur pa i përfillur masat mbrojtëse për Covid-19”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën prej një muaj…