KQZ-ja pret rezultatet e hetimeve për zarfet nga Serbia
14 tetor 2019
| 10:29
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media ka theksuar se 15,500 votat e diasporës, të cilat kanë qenë në ndërtesën e njëjtë ku kanë qenë edhe votat e ardhura nga Serbia, përkatësisht në Ministrinë e Infrastrukturës, do të transferohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për numërim.
Ndërkaq, sa i përket votave të ardhura nga Serbia, ato do të vazhdojnë të mbesin më tej në vendin e njëjtë.
Kryetarja e KQZ-së ka pohuar se policia tashmë ka nisur hetimet dhe pas hetimeve dhe ekzaminimeve të nevojshme, do të merren edhe veprime ligjore.