KQZ-ja: Problemi u tejkalua në mëngjes, janë procesuar rreth 90 për qind të vendvotimeve

10 shkurt 2025 | 11:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re’, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.  Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë proceduar rreth 90% e vendvotimeve.  Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.  Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahashuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, edhe një herë ka falënderuar…