KQZ-ja pubikon listën me 941 qendra të votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit
13 nëntor 2024
| 11:16
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listën me 941 qendra të votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.”
Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së.
KQZ-ja shtuar se deri më 26 dhjetor 2024 qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.