KQZ-ja publikon rezultatet, këta janë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.
Në faqen zyrtare të KQZ-së, janë publikuar emrat dhe numri i votave që ka marrë secili kandidat për deputet.
Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 32 deputetë, derisa LDK-ja 29.
Ndërkaq PDK-ja 25 deputetë. AAK-ja 14 deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me këtë rezultat.
Për të shikuar emrat e rinj të deputetëve klikoni në likun poshtë:
https://drive.google.com/file/d/11Q6XV0OQwQ4YXHGa6nZMz-kBBfb_FiMf/view