KQZ-ja publikon të dhënat: LV-ja ka mbi 2 milionë euro të hyra si parti

24 tetor 2022 | 15:40

Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë të hyra në vitin 2021 sesa në vitin paraprak.

Sipas raportit të vitit 2021 që është i paaudituar, publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia që drejtohet nga Albin Kurti gjatë vitit 2021 ka pasur të hyra mbi 2 milionë e 105 euro.

Në vitin 2020 (raport i audituar), LV-ja kishte të hyra mbi 991 mijë euro buxhet.

Vetëvendosja ka edhe më shumë të hyra nga anëtarësia sesa në vitin 2020.

Por partisë së Albin Kurti i janë rritur edhe shpenzimet.

Mbi 2 milion e 300 mijë euro VV-ja ka dalë në deficit gjatë vitit 2021, që nënkupton mbi 213 euro partia e Kurtit ka shpenzuar  më shumë.

LV-ja në vitin 2020 kishte deficit më të vogël, kishte dalë me 129 mijë euro humbje. /Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se…