KQZ-ja regjistron një parti serbe në Kosovë

06 dhjetor 2023 | 14:37

Partia politike “Srpska Demokratija” është regjistruar edhe zyrtarisht në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi i kësaj partie është bërë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetar i kësaj partie është Aleksandar Arsenijeviq. Ai ka qenë kandidati i vetëm serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut në zgjedhje e kaluara, por ishte tërhequr nga gara para mbajtjes së tyre.

Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, ka thënë se pas verifikimit të të gjitha dokumenteve është konstatuar se ato janë në përputhje me ligjet në fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet në ‘Big Brother Vip Kosova’ nuk paskan të sosur.…