KQZ-ja së shpejti do të publikojë votat për kandidatët për deputetë

16 shkurt 2021 | 11:21

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë që KQZ-ja shumë shpejt do të publikojë formularët me emrat e kandidatëve dhe votat që ata kanë marr në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Elezi ka thënë se pas skenimit të këtyre formularëve të njëjtit do të publikohen në ueb sajtin e KQZ-së.

Në këta formular sipas Elezit qasje do të kenë të gjithë.

“KQZ-ja ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve të partive politike dhe të kandidatëve. Të gjithë të interesuarit mund t’i shohin rezultatet në publikimin e formularëve nga komunat  Kosovës që janë në proces. Pas skenimit të tyre ata do të publ8ikohen në faqe4n zyrtare të KQZ-së. Këto nuk janë rezultatet përfundimtare por vetëm preliminare. Ato përfundimta4re do të publikohen pas numërimit të votave me kusht, ato të diasporës e të tjerat. Aktualisht në QNR është duke u bërë skenimi i listës së kandidatëve dhe futja e të dhënave në sistem nga formularët që po publikohen në ueb-faqe kohë pas kohe”, ka thënë Elezi.

Aktualisht ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta, teksa kanë mbetur të numërohen, votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha i ka lënë të gjithë…