‘KQZ-ja së shpejti u përgjigjet qytetarëve që dërguan kërkesa për të iniciuar peticionin në katër komunat veriore’
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar katër e-maile, prej të cilave tri e kanë pasur të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.
Pa dhënë shumë detaje, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë në një konferencë për medie se këto shkresa do të trajtohen dhe do ta informojnë publikun.
“Ashtu siç iu kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme, në disa adresa zyrtare kemi pranuar katër e-maile të cilat kanë pasur të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”.
“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent”, ka thënë Elezi.