KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në veri
25 prill 2023
| 13:39
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet që janë mbajtur të dielën më 23 prill në katër komunat veriore në Kosovë.
Rezultatet janë si në vijim:
Leposaviq:
Lulzim Hetemi (LV)- 100 vota ose 73.3 për qind
Albulena Behluli- Hetemi- 34 vota ose 25 për qind
Aleksandar Jabllanoviq- 2 vota ose 1.5 për qind
Zubin Potok:
Izmir Zeqiri (PDK)- 197 vota ose 52.2 për qind
Flatron Hasani (LV)- 180 vota ose 47.7 për qind
Zveçan:
Ilir Peci (PDK) – 114 vota ose 59 për qind
Fetah Peci (LV)- 72 vota ose 37.3 për qind
Slagjana Pantoviq – 7 vota ose 3.6 për qind
Mitrovicë e Veriut:
Erden Atiq (LV) – 553 vota ose 66.9 për qind
Taulant Kelmendi (PDK) – 193 vota ose 23.4 për qind
Betim Osmani – 80 vota ose 9.7 për qind