
KQZ-ja shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri
23 maj 2019
| 11:10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat në veri të vendit.
Lajmin e ka bërë me dije KQZ-ja me anë të një komunikatë për medie.
“Ju njoftoj se sot (e enjte, 23 maj, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019”, është thënë në komunikatën e KQZ-së.