KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri
23 maj 2019
| 14:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat janë mbajtur më 19 maj 2019.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë me dije se sipas procedurave ligjore duke filluar nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
/Epoka e re/