KQZ-ja shpalli rezultatetet përfundimtare për kryetar të Dragashit

16 dhjetor 2021 | 11:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini (6,192 vota, 51.16%) ka fituar me 280 vota më shumë se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani (5,912 vota, 48.84%).

Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.

Vërejtje: Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe analisti i njohur Baton Haxhiu ka rrëfyer takimin…