KQZ-ja shtyn afatin për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike
15 janar 2025
| 16:11
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.
Afati i paraparë të përfundonte sot më 15 janar është shtyrë për datën 20 janar 2025.
Sipas anëtarëve të KQZ-së kjo shtyrje ka ardhur për shkak se periudha për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve ka filluar 6 ditë më vonesë sesa ishte planifikuar.
Po sipas anëtarëve të KQZ-së shtyrja e këtij afati nuk pengon aspak rrjedhën e planit të aktiviteteve të miratuar më parë.