![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/10/kqz.jpg)
KQZ-ja shtyn afatin për regjistrim për votim për personat me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shtyrë afatin për regjistrim për votimin e personave me nevoja të veçanta në Kosovë.
Afati për regjistrim është shtyrë deri më 06.02.2025, në ora 24:00.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se është shtyrë afati për regjistrim për votim për personat me nevoja të veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00”, është thënë në njoftimin e KQZ.
Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës mbahen më 9 shkurt.
Fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka filluar zyrtarisht, më 11.01.2025.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1 280 kandidatë.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban, që nga shpallja e pavarësisë, më 17.02.2008.