KQZ-ja shtyn mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të LV-së dhe të pesë partive të tjera
19 janar 2022
| 16:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar të mërkurën kërkesat e 6 partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore.
Në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, por për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet, zyra ka pranuar disa kërkesa për shtyrjen e afateve për mbajtjen e tyre.
Edhe në vitin 2021, KQZ ka miratuar kërkesat e partive politike për shtyrjen e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore, për arsye të njëjta. /EO/