KQZ-ja: Sokol Bashota s’mund të kandidojë për kryetar të Klinës

03 shtator 2021 | 13:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka decertifikuar kandidatin për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën nga radhët e PDK-së.

Bashotës para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë për mosdeklarim të pasurisë.

Ndërsa u certifikuan edhe katër kandidat të PDK-së, Esat Raci kandidat për kryetar të komunës së Klinës, Bledar Berisha kandidat për kuvend komunal, Artane Bytyçi kandidate për kuvend komunal të Suharekës dhe Mimoza Hamiti, kandidate për kuvend komunal të Obiliqit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
President i Ligës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas, sulmon ashpër…