KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve
29 tetor 2021
| 14:54
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) sot do të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunave.
Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sot (e premte, 29 tetor, ora 16:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, ka thënë Elezi.