KQZ-ja: Sot nuk nis numërimi i mbi 4 000 votave nga dispora
31 tetor 2019
| 10:28
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhje gjatë ditës së sotme pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme që e detyron KQZ-në të numërojë 4 639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.
“KosovaPress” ka kontaktuar me zëdhënësin e këtij institucioni,
Vamir Elezi, i cili ka qartësuar se proceduralisht numërimi i këtyre fletëvotimeve nuk mund të fillojë gjatë ditës së sotme.
Ai ka thënë se fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i tyre, proces i cili mund të zgjasë së paku dy ditë.