KQZ-ja sot regjistron një parti politike, një tjetër pezullon
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhje nga ora 13:30.
Në rend dite është rekomandimi për pezullimin e partisë politike Gradanska Inicijativa Gore (GIG) dhe regjistrimi i partisë Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.
Rendi i ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 37/2024;
3. Aktivitetet e Zyrës:
1. Rekomandimi për pezullimin e partisë politike GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE, me akronimin GIG;
2. Rekomandim për regjistrimin e partisë politike LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS;
3. Rekomandim për privim të përfitimit të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për subjektin politik PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM
4. Raport i Këshillave të KQZ:
4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për asgjësimin/ shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 21 prillit 2024.
2. Shqyrtmi dhe miratimi i udhëtimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë lidhur me projektin për transparencë zgjedhore.
5. Të ndryshme;