KQZ-ja s’voton për Listën Serbe: Vendimi i PZAP-it është i plotfuqishëm
31 dhjetor 2024
| 15:21
Me hedhjen poshtë nga Gjykata Supreme të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të PZAP-it që kërkon certifikimin e Listës Serbe dhe 48 kandidatëve të saj, është mbyllur çështja e pjesëmarrjes në zgjedhje të kësaj partie politike.
Lista Serbe dhe kandidatët e saj do të përfshihen në garën zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të datës 9 shkurt 2025.
Kjo vjen pasi që siç është thënë në mbledhjen e KQZ-së nga kryesuesi i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm.
Radoniqi ka thënë e sipas ligjit jemi të obliguar ta zbatojmë vendimin e PZAP-së. /EO
.