KQZ-ja tregon afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe medieve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë njoftim për afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë se më 22 dhjetor 2024 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025.
Kurse, më 11 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja. Ky afat do të përfundojë më më 25 janar 2025.
Ndërsa, më 21 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare. Ky afat do të përfundojë më 4 shkurt 2025.
Të gjitha informacionet dhe hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së.