KQZ-ja tregon se sa qytetarë votuan sot në Veri

23 prill 2023 | 20:15

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, ka treguar në një konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor në katër komunat në veri ka kalaur pa incidente dhe se dalja ka qenë e ulët.

Ai ka treguar numrin e votuesve dhe ka treguar kur përafërsisht mund të priten rezultatet preliminare.

“Procesi zgjedhor është zhvilluar pa problem. Komisionerët janë duke bërë numërimin e fletëvotimeve”

“Dua të ju njuftoj se pas numërimit në katër komuna rezutlatet preliminare do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së përfaërsisht diku rreth orës 20:00”, ka thënë ai.

Numri i votuesve në total është 3.47 për qind apo 1.567 qytetarë.

Kjo është dalja në zgjedhje, sipas komunave:

Leposaviq: 141 votues apo 1.06 për qind

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind

Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka…