KQZ-ja vendos për zgjatjen e orarit të punës gjatë zgjedhjeve lokale
25 qershor 2021
| 11:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur për zgjatjen e orarit të punës gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij vitit.
Kështu, tani me vendim të KQZ-së është rregulluar që punëtorët të punojnë më shumë sipas nevojave gjatë procesit zgjedhor.
Në ndërkohë, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se e mbështet këtë pikë vetëm nëse për të njëjtën bëhet një formular ku do të dokumentohet puna e secilit punëtor dhe me urdhër të kujt është bërë ajo punë.