KQZ-ja vendos që në Podujevë të ketë pesë ditë fushatë parazgjedhore
23 tetor 2020
| 10:58
Megjithëse fushata zgjedhore për kryetarin e Podujevës ka përfunduar në muajin mars, KQZ-ja sot ka vendosur që të ketë një fushatë të re zgjedhore pesëditore.
Kjo për arsye të votuesve të ri që janë pas muajit mars.
Të gjithë kandidatët e partive politikë që synojnë të parin e komunës, do të kenë mundësi që prej datës 23 nëntor deri më 27 nëntor t’iu “trokasin” në dyer qytetarëve për ta siguruar votën e tyre të dielën e 29 nëntorit.
Këtë vendim të KQZ-së e kanë kundërshtuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë thënë se duhet të kenë një afat më të gjatë të fushatës zgjedhore.
Ndërsa deri më tani në KQZ, asnjë prej partive politike nuk kanë dorëzuar ndonjë aplikacion për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.