KQZ-ja vendos që votat nga diaspora të jenë nën përcjellje të policisë
24 shtator 2019
| 14:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim që votat që vijnë nga diaspora të jenë nën përcjelljen e policisë.
Një vendim i tillë është marrë pas dyshimeve për keqpërdorim të votave të diasporës, pas qarkullimit të një videoje në rrjetet sociale.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka kërkuar që i gjithë materiali nga diaspora të jetë nën vëzhgimin e policisë.
“Sekretariati duhet ta ketë të qartë se asnjë dërgesë nuk mund të arrihet pa përcjelljen e policisë dhe vëzhguesve të partive, për shkak të një videoje të publikuar. Ky institucion do të pranojë fletëvotime që janë në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi”, ka thënë Gashi.