KQZ-ja vendos të asgjësojë materialet zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009

27 tetor 2020 | 16:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të asgjësojë materialet zgjedhore të vitit 2007 dhe 2009.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka rekomanduar Sekretariatit të këtij institucioni që të sjell një vendim për shkatërrimin e materialeve zgjedhore edhe të zgjedhjeve që janë mbajtur në vitin 2010, transmeton KP.

“Këto materiale janë asgjësuar shumë moti, janë ato që kanë qenë objekt i hetimit në vitin 2007 për zgjedhjet e vitit 2007, të vitit 2009 e shumë shpejt unë i kisha rekomanduar sekretariatit që të komunikojë me Këshillin Gjyqësor dhe ta kemi një vendim për shkatërrimin e materialeve zgjedhore të cilat janë ruajtur për zgjedhjet e vitit 2010 sepse ato me 12 dhjetor të këtij viti parashkruhen. Të gjitha lëndët të cilat kanë mbetur ende pa u përfunduar parashkruhen sepse kalon afati dhe parashkrimi absolut arrihet pra afati prej 10 viteve kështu që ato të gjitha duhet të shkatërrohen me vendim apo pa vendim të KQZ-së sepse janë të parashkruara. Kërkoni nga KGJK ka qenë në atë kohë në fuqi ligji ku vepra penale ka mundur të dënohet me më shumti 5 vite”, ka deklaruar Daka.

Ajo ka deklaruar se që  të ruhen materialet që janë të papërdorura. “Me këtë vendim asgjësohen materiali zgjedhor dhe ato janë fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme që kanë mbetur pa u plotësuar, të zbrazëta të dëmtuara, kopja dhe origjinali të përputhjes të të dhënave dhe rezultatet dhe kopjet e tyre, lista e gjerë e komunave, lista përfundimtare të votuesve, librat e votimit, votimet e papërdorura , fletëvotime me kusht, vulat zyrtare, ndërkaq do të ruhen materialet që janë pako të votimit, materiali i papërdorur zgjedhor, vula zyrtare do përdoren në të ardhmen , dosjet e formularëve të rezultateve, zarfet e bardhë”, ka deklaruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim virtual me…