KQZ-ja vendos të rinumërohen 23 vendvotime
21 tetor 2021
| 14:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit.
Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune, ndërsa 15 për kuvende komunale. Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj, ka thënë se këto rinumërime do të bëhen për shkak të parregullsive teknike dhe mospërputhjeve të formularëve teknike.
Anëtarët e KQZ-së kanë ngritur si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, duke kërkuar që keqpërdorimet të dërgohen në prokurori.