KQZ-ja vendos të rinumërohen 50 vendvotime

10 mars 2025 | 12:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të rinumërohen votat për subjektet politike të 50 vendvotimeve, 15 prej të cilave i takojnë komunave të ndryshme, ndërkaq 35 të tjera vetëm të komunës së Vushtrrisë.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë se rekomandimi i parë vjen pas rekomandimit nga QNR-ja, në të cilën, gjatë pranimit të rezultateve nga Qendrat Komunale të Numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe krahasimit të statistikave në 15 vendvotime është hasur mospërputhje e numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda në kuti të votimit.

Ndërsa sipas vendimit tjetër, KQZ-ja ka vendosur për të rinumëruar plotësisht votat e të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve nga 35 vendvotime që i takojnë komunës së Vushtrrisë. /EO

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…