KQZ-ja vendos të rinumërohen votat në 12 vendvotime
18 shkurt 2021
| 15:16
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të rinumërohen 12 vendvotime.
Një rekomandim i tillë ka marrë mbështetjen nga ana e KQZ-së.
Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1), Fushë Kosovë (1); Rahovec (1), Podujevë (3, Prizren (2), Skenderaj (1), Suharekë (1), Ferizaj (1) dhe Vushtrri (1).