KQZ-ja vendos të shtypen 1 801 800 fletëvotime

20 shtator 2019 | 13:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka miratuar  numrin e fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1 937 868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1 801 800 fletëvotime, pra 136 068 apo 7.02 për qind fletëvotime më pak se votues.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ka bërë thirrje mërgatës që të votojë sa më parë nga se data e fundit për pritjen e fletëvotimet nga jashtë është 5 tetori.

“KQZ-ja do të pranojë fletëvotimet nga diaspora deri më 5 tetor, jo të votojnë, por të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor që arrijnë të vijnë nga posta”, ka theksuar Daka.

Sipas saj, nuk ka asnjë shkelje për të dhënat personale dhe të gjitha detajet janë konform ligjit.

“KQZ-ja ka publikuar listën votuese të qytetarëve që kanë të drejtën të votojnë jashtë Kosove dhe nuk ka asnjë të dhënë personale që mund të votojnë, ajo është listë që na lejohet sipas Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale, nuk kemi zbuluar identitetin e qytetarëve por si KQZ duhet të kemi patjetër tri shënime që të identifikohet si votues”, është shprehur Daka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të…