KQZ-ja: Vendvotimet janë hapur me kohë
06 tetor 2019
| 08:35
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e parë për medie për fillimin e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se materiali është ndarë në kohë.
“KQZ-ja njofton se sipas planifikimeve është ndarë materiali në kohë dhe të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur në kohë përveç disa rasteve të vogla në disa qendra të cilat janë vonuar për pak minuta. KQZ-ja fton të gjithë votuesit të shfrytëzojnë votën për të drejtat e tyre”, ka thënë Elezi.
Elezi ka bërë të ditur se brenda pak orëve KQZ-ja do të ketë rezultatet preliminare për të gjitha subjektet politike, por që nuk saktësuar orën.