KQZ-ja: Votuesit e sallës “1 Tetori” do të votojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit
27 shtator 2021
| 12:24
Të gjithë votuesit të cilët e kanë për qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar pak më tutje, në Fakultetin e Edukimit.
Ky njoftim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vjen pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës.
KQZ-ja ka kërkuar që votuesit e “1 Tetorit” të transferohen në një lokacion më të afërt dhe kjo është arritur pas pranimit të kërkesës nga ana e Universitetit të Prishtinës.
Salla “1 Tetori” përveç si qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, ka shërbyer deri më tani edhe si vend për grumbullimin e materialeve zgjedhore nga Komuna e Prishtinës.