KQZ-ja: Zgjedhjet në veri kanë nisur me kohë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në komunat e veriut të Mitrovicës janë hapur në orën e paraparë dhe sipas të dhënave nga terreni procesi i votimit po zhvillohet në rregull.
“Duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve. Po ashtu, ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 7:00. Duke u mbështetur në të dhënat nga terreni procesi i votimit po zhvillohet në rregull. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.