KQZ mban mbledhje, këto janë pikat që do të diskutohen
Komisioni Qendror i Zgjedhje sot do të mbajë mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për aktivitetet e Sekretariatit të KQZ’së, aktivitetet e ZRPPC’së dhe do të miratohet rekomandimi i akreditimit të vëzhguesve.
Gjithashtu, aty do të diskutohet edhe raporti i Këshillave i KQZ’së, dhe ridestinimi i buxhetit për shujta gjatë trajnimeve dhe për asgjësimin e materialit sensitiv të procesit zgjedhor të 14 shkurtit.
Ky është njoftimi i plotë:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nr. 59 dhe 60/2021.
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së:
3. Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhgueseve.
4. Raport i Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Buxhet dhe Financa:
– Shqyrtimi dhe miratimi për ridestinim të buxhetit për shujta gjatë zhvillimit të trajnimeve për trajnerët e terrenit për zgjedhjet lokale2021;
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për buxhet shtesë për asgjësim të materialit sensitiv të procesit zgjedhor të 14 shkurtit 2021, dhe të kutive që kanë përfunduar te gjitha procedurat nga gjyqësori;
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për buxhet shtesë për furnizim me kamera të QNR-së;
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për transfer dhe ridestinim të buxhetit për printimin e doracakëve të trajnimit.
Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021,
– Shqyrtimi dhe miratimi i mënyrës së përzgjedhjes të Personelit Teknik të QV-ve dhe sigurimit të automjeteve transportuese për materialet zgjedhore për Qendra të Votimit dhe Vendvotime për zgjedhjet lokale 2021.
5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;
6. Të ndryshme.