KQZ njofton: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në veri

21 prill 2024 | 08:12

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka bërë me dije se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në veri.

“Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit”, tha ai.

Elezi ka treguar numrin e qendrave të votimit në katër komunat veriore.

“Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.”

Elezi ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është  46,556 votues.

Ai ka ftuar qytetarët në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët…