KQZ nuk ia pranon LDK-së Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës, e as Sibel Halimin për Ferizaj

19 gusht 2021 | 00:48

Përparim Rama ka aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut, ndërsa Sibel Halimi nuk është banore e Ferizjat.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është pranuar si kandidat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Infokus, Përparim Rama, nuk mund të garojë pasi në aplikacionin për certifikim i figuron numri personal sipas letërnjoftimit të UNMIK-ut dhe jo të Kosovës.

12. Kandidati me numër rendor 1 në listë të kandidatëve për Kuvend Komunal dhe kryetar të Komunës për Komunën e Prishtinës, i figuron numri personal sipas letërnjoftimit të UNMIK-ut dhe jo RKS”, thuhet në dokumenti e KQZ-së të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus.

Përparim Rama, është kandidat nga LDK-ja dhe njihet për projektin i cili u kundërshtua ashpër nga ambientalistët dhe Shoqëria Civile, që synonte ndërtimin e vilave luksoze në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Shumë kandidatë të tjerë për kryetar e asamblistë ose e kanë numrin personal gabim, ose nuk janë banorë të komunave, ku ata synojnë të garojnë.

Poashtu edhe në pikën 17 thuhet se kandidatja me numrin 1 për kryetar të Ferizajt (Sibel Halili), nuk është banore e Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë – Në mesin e organizatave dhe drejtuesve më të…