KQZ: Partitë morën mbi 150 mijë euro donacione vitin e kaluar

15 gusht 2024 | 16:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar raportin përfundimtar: “Auditimi i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike – Pasqyrat financiare 2023”, raporton Ekonomia Online.

Sipas këtij raporti, nga 54 subjekte politike në Kosovë, 11 prej tyre kanë pranuar donacione, prej datës 1 janar 2023 deri më 31 janar 2023, në vlerën totale 154,105.25 euro.

Listës i prin Aleanca Kosova e Re, (AKR) e cila ka pranuar 49,640 euro. Ndërsa, partia e dytë me më së shumti donacione doli Lidhja Demokratike e Kosovës, me 39,483 euro.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala, në mbledhjen e KQZ-së të enjten.

“Nga 54 subjekte politike, 11 subjekte politike kanë pranuar donacione, prej datës 1 janar 2023 deri më 31 janar 2023, në vlerën totale 154,105.25 euro”.

“Subjekti politik Aleanca Kosova e Re (AKR) ka pranuar shumën më të madhe të donacioneve, 49,640 euro. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës në vlerën 39,483 euro, Partia Socialdemokrate me 23,306 euro dhe Lëvizja Vetëvendosje me 22,366”.

Tutje, Buzhala ka thënë se gjatë vitit të kaluar janë gjobitur 14 parti politike, shtatë prej të cilave përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket gjobave, janë gjobitur 14 subjekte politike, shtatë prej tyre përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, shtatë prej tyre nuk përfaqësohen. Për mos-deklarim për shfrytëzimin e zyrave ose mos-ofrim të dokumentacionit janë gjobitur pesë subjekte politike. Për mos dorëzimin e raporteve më datën 1 mars, 2024, siç e parasheh ligji, janë gjobitur tri subjekte politike. Për pranim të donacioneve në kundërshtim me ligjin janë gjobitur tri subjekte”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosha është vetëm një numër për Luka Modric, që vijon…