
KQZ përditëson të dhënat e fundit – Kaq vota kanë Kurti, Hamza, Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë. Momentalisht është vetëm një kuti e pa numëruar në komunën e Mitrovicës.
Në përditësimin e fundit të 99.96%, të bërë mbrëmë pas orës 23:00, është vërejtur edhe rritje e votave për liderët kryesorë dhe kandidatët për kryeministër të të gjitha partive.
I pari i VV-së, Albin Kurti deri me tani ka marrë 290729 vota.
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza, ka marrë 164368 vota.
Ndërsa kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, deri më tani ka 93206 vota.
I pari i LDK-së, dhe njëherësh kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deri tash ka 126280 vota.
Kurse, kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përditësimin e fundit të bërë nga KQZ, ka 42658 vota.
Për të parë numrin e votave për të gjithë kandidatë për deputetë nga të gjitha partitë, klikoni në linkun KËTU.
Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se sot ka përfunduar numërimi i votave të kandidateve për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.