![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-190702-1536x765-1.png)
KQZ përditëson të dhënat: VV rritet për 841 vota, PDK për 573 dhe LDK-së i shtohen edhe 572 vota
12 shkurt 2025
| 20:18
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 18:52 ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.88 për qind, apo 341 mijë e 153 vota, që do të thotë 841 vota më shumë se në përditësimin e paradites, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në vend të dytë vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 234 vota, 573 vota më shumë se nga përditësimi i orës 11:00.
Lidhja Demokratike ka 17.64 për qind, apo 147 mijë e 387 vota, duke u ngritur për 572 vota..
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila aktualisht ka 7.45 për qind, dhe numëron tani 62 mijë e 278 vota.