KQZ përditson rezultatet e votave të diasporës të ardhura me postë, VV ka 49.30%, LDK 29.19%, PDK 8.09%

01 mars 2025 | 19:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim.

Pas procesimit të 23.40 % të votave (44 nga 188 kuti), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 5,970 vota (49.30%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 3,535 vota (29.19%).

Në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri më tani ka siguruar 980 vota (8.09%)

Pastaj ësjtë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate me 710 vota (5.86%).

Procesi i numërimit do të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet pritet të pasqyrojnë ndikimin e diasporës në zgjedhjet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushqimi i duhur gjatë muajit Ramazan, jo vetëm që e…