KQZ: Procesi po vazhdon pa incidente

17 tetor 2021 | 15:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri në orën 15:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 26,95% apo 499 mijë e 828 votues.

Në një konferencë për medie, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi i votimit po vazhdon në të gjitha vendvotimet pa ndonjë incident të theksuar.

Radoniqi ka treguar deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet lokale në vitin 2017 kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28,65%.

Ai ka shtuar se për një rast në Mitrovicë të veriut, ku është raportuar se një person ka tentuar të blejë votën, prokuroria është duke kryer hetimet.

Kryetari i KQZ-së ka shtuat se kanë pasur të bëjnë me disa raportime që nuk ka pasur energji elektrike në një objekt shkollor, një votues është ankuar se nuk e ka gjetur emrin në listë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja e ka shënuar golin e parë në Premier…