
KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100% e vendvotimeve
20 shkurt 2025
| 11:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka publikuar të dhënat e rezultateve preliminare nga numërimi i votave për partitë politike, teksa në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
Në uebfaqen zyrtare të KQZ’së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve.
Rezultatet preliminare të subjekteve politike me 100% të vendvotimeve të numëruara:
Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%.
Lidhja Demokratike e Kosovës 147,888 vota apo 17.63%.
Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka marrë 62,588 vota apo 7.46%.