KQZ regjistron dy parti të reja, GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA

09 mars 2022 | 15:46

Regjistrit të partive politike në Kosovë i shtohen edhe dy parti të tjera, të cilat u regjistruan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për partitë politike GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA.

Në mbledhjen e KQZ-së u bë me dije se më 14 shkurt 2022, iniciativa politike e quajtur GUXO, udhëheqëse e së cilës është Donika Gërvalla-Schwarz, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar, librezën e nënshkrimeve të përkrahjes nga votuesit e regjistruar si dhe janë bërë përmirësimet e nevojshme, duke plotësuar në këtë mënyrë të gjitha kërkesat ligjore për regjistrimin e partisë politike: GUXO.

Kjo parti do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë si partia e 50.

“Ndërsa, më 18 shkurt 2022, iniciativa politike e quajtur Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA (BNA), udhëheqës i së cilës është Isa Agushi, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët vazhdojnë të ëndërrojnë. E një gjë të tillë po…