
KQZ shpall rezultatet përfundimtare: VV merr 42.30%, PDK 20.95%, LDK 18.27%, AAK-Nisma 7.06 %
15 mars 2025
| 16:34
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi i numërimit ka qenë transparent.
Ai ka thënë se institucionet kanë filluar hetimet për vonesat që kanë përcjellë procesin e shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Ndarja e mandateve
LVV – 42.30%-48 mandate
PDK – 20.95% – 24 mandate
LDK – 18.27% – 20 mandate
AAK NISMA- 7.06% – 8 mandate
Lista Serbe – 4.26% – 9 mandate
Partia serbe LDM – 1 mandat.
Partitë joserbe – 10 MANDATE