KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, reagon Sala Jashari: Një kapitull i ri ka filluar
15 mars 2025| 20:05
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, Sala Jashari, ka reaguar pasi u shpallën rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Jashari është shprehur shumë e lumtur për rezultatin dhe ka thënë se kjo duhet të shërbejë si shembull për të rinjtë, që përkushtimi për të arritur diçka gjithmonë sjell rezultat.
Faleminderit 36,187 votuesve të mi që kanë besuar në përfaqësimin e tyre nga unë! Jam shumë e lumtur që puna jonë disamujore ka sjellë një rezultat shumë të kënaqshëm, sidomos duke marrë parasysh që kjo ishte hera ime e parë si kandidate. Por kjo le të shërbejë si shembull për shumë vajza dhe djem të rinj që përkushtimi dhe pasioni për të arritur diçka gjithmonë sjellin rezultate të mira. Çdo përpjekje që bëjmë patjetër ndikon në rrugëtimin tonë.” – ka shkruar ajo.
Jashari gjithashtu ka thënë se ka filluar një kapitull i ri dhe se do të angazhohet për qytetarët dhe Kosovën.
“Një kapitull i ri i përbashkët filloj – kam nderin të punoj dhe të angazhohem për ju dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës!” – ka shkruar Jashari.