
Krahasimet 2021-2025, Muharremi: LVV humbë 10 mandate, PDK dhe LDK fitojnë 10
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rezultatin përfundimtar të votave në Kosovë, nga diaspora dhe atyre me kusht. Muharremi ka bërë një krahasim të vitit 2021 dhe 2025. Sipas Muharremit, Lëvizja Vetëvendosje ka humbur 10 mandate nga zgjedhjet e kaluara ndërsa PDK dhe LDK i kanë fituar ato, në zgjedhtë e fundit që janë mbajtur me 9 shkurt 2025.
Njoftimi i plotë i Shenoll Muharremit:
Këtu kemi mundësi me i pa trendet/ndryshimet apo krahasimet kryesore (rritjet, tkurrjet) të rezultateve të zgjedhjeve nga viti 2021 dhe 2025 kur është në pyetje përqindja dhe mandatet e fituara nga subjektet politike. Në përgjithësi, PDK dhe LDK i kanë fituar +10 mandate, LVV i ka humbur -10. Ndryshime tjera nuk ka. LDK dhe PDK fitojnë +9.50%, LVV humbë -8.01%.
Përqindjet 2021 vs 2025:
-LVV rënie nga 50.28% në 42.27%
-PDK rritje nga 17.01% në 20.96%
-LDK rritje nga 12.73%në 18.28%
-AAK/Nisma tkurrje nga 9.65% në 7.07%
Mandatet 2021 vs 2025:
-LVV rënie nga 58 në 48 Mandate (-10)
-PDK rritje nga 19 në 24 Mandate (+5)
-LDK rritje nga 15 në 20 Mandate (+5)
-AAK-Nisma: nga 8 në 8 (por AAK nga 8 rënie në 5)
-Pakicat: nga 20 në 20 të garantuara
Rritja/rënia relative nga 2021:
-LDK 43.6%
-PDK 23.2%
-LVV -15.9%