Krahasimi mes Bashkimit dhe Trepçës

07 shkurt 2025 | 15:54

Finalja e ProCredit Kupës do të vë përballë Bashkimin dhe Trepçën.

Këto dy skuadra kanë treguar formë të lartë në ProCredit Superligën e Kosovës, duke pasur pikë të barabarta, 34, nga 14 fitore e gjashtë humbje.

Statistikat po ashtu tregojnë shifra afërsisht të njëjta nga 20 ndeshjet e zhvilluara në elitë. Finalja e 12 shkurtit në Prishtinë, pritet të jetë mjaft interesante dhe me atmosferë të zjarrtë.

Më poshtë janë statistikat nga 20 ndeshjet.

Sa i përket pikëve, prizrenasit kanë 79.2 pikë për ndeshje, ndërsa mitrovicasit 80.65. Në kërcime prizrenasit kanë 39.3 për ndeshje, kurse ‘Xehetarët’ 40.7. Bashkimi ka 19.85 asistime për ndeshje, kurse Trepça 19.2. Bashkimi ka 2.85 bllokada për ndeshje, derisa Trepça 1.85. Për Topa të Vjedhur, Bashkimi numëron 8.3 për ndeshje, ndërsa Trepça 7.5.

Sa i përket gjuajtjeve të lira, Bashkimi ka 380 tentime, ka shënuar 251 herë, kurse Trepça nga 420 tentime, 285 ka shënuar.

Në gjuajtjet për dy pikë, Bashkimi nga 728 tentime, 386 ishte i saktë, derisa Trepça nga 687 tentime, 352 herë shënoi.

Sa i përket gjuajtjeve për tri pikë, Bashkimi nga 1311 tentime, shënoi 573 herë, ndërkohë Trepça nga 1268 tentime, shënoi 560 herë.

Krahasimi                  

Bashkimi              Trepça

Ndeshjet                       20                          20
Pikë                               79.2                       80.65
Kërcimet                      39.3                       40.7
Asistimet                      19.85                     19.2
Bllokada                      2.85                       1.85
Topa të Vjedhur          8.3                         7.5
Gjuajtjet e lira              380/251                420/285
Gjuajtjet për 2 pikë     728/386                687/352
Gjuajtjet për 3 pikë     1311/573              1268/560

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti gjerman në Bundestag nga radhët e FDP-së, Thomas Hacker,…